30 mjekë shqiptarë për të luftuar virusin në Itali, Presidenti Meta: Solidariteti dhe këto sakrifica do forcojnë më shumë marrëdhënien mes dy vendeve

Mar 28, 2020 | 20:14
SHPËRNDAJE

Pas mbërritjes së 30 mjekëve shqiptarë në Itali, për të luftuar në vijën e parë me virusin vdekjeprurës COVID-19, ka reaguar Presidenti Ilir Meta.

meta per covid

Në një reagim në facebook, Presidenti Meta se solidariteti i treguar me popullin fqinj në këtë situatë të vështirë do të forcojë edhe më shumë marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Mirënjohje dhe krenari për 30 mjekët dhe infermierët tanë, të cilët do shërbejnë në rajonin më të prekur nga pandemia në Italinë fqinje. Ky solidaritet dhe këto sakrifica do ta forcojnë edhe më shumë marrëdhënien e shkëlqyer midis dy vendeve e popujve tanë. AndràTuttoBene”, shkruan Presidenti Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura