29 vjetori i themelimit të PDSh, Tritan Shehu në Preshevë: Një komb një qëndrim për të ndalur “Jugosllavinë e Re”

Dec 29, 2019 | 10:24
SHPËRNDAJE

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka marrë pjesë në përvjetorin e 29-të të themelimit të PDSh, të cilën e konsideron një forcë patriotike demokratike e me një vizion evropian ne mbrojtje te te drejtave themelore, duke ju kundërvënë çdo represioni e pa drejtësie.

lll

Reagimi i plotë i Shehut:

“Ishte kjo nje mundesi per te shkembyer mendime me ata vendas te mrekullueshem, autoktone, pjese e “rrenjeve” te qyteterimit europian, qe aspirojne qe me Shqiperine, Kosoven e Rajonin te jemi bashke ne BE e ne NATO, ne miqesi te ngushte me ShBA.

I gjeta te qarte se cdo tentative per ate “Shengen” aventuresk, qe ringjall “Jugosllavite”, zbeh Kosoven si shtet, na lidh me Euroazin ruse etj, bije ndesh jo vetem me interesat madhore si shqiptare kudo ku jetojme, por dhe te Rajonit.

Pikerisht per tju kundervene ketyre tentativave te rrezikeshme, qe vecse inspirohen nga dominimet nacionaliste, qe kerkojne te na kthejne perseri drejt Lindjes, shqiptaret dhe ne Presheve si ne te gjitha hapesirat tona, udhehiqen nga nje parim:

“Nje Komb nje Qendrim ne mbrojtje te aspiratave tona kombetare e europiane” tashme te rrezikuara, duke hedhur ne “kosh” ideatoret beogradas apo dhe tellallet shqipfoles alla Esat Pashe te atij konspiracioni makbethian, te ashtuquajtur “Shengen Ballkanik”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura