“25 prilli referendum për të shkatërruar Rilindjen”/ Kandidati i LSI në Berat, Ardit Çela: Kompania Salillari e përfshirë në fushatë

Apr 7, 2021 | 17:13
SHPËRNDAJE

Kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Beratit, Ardit Çela, akuzon kompaninë “Salillari” si të përfshirë në fushatën elektorale.

ardit-cela-768x489

Duke publikuar disa foto teksa shtrohet me çakull një rrugë rurale, Çela thekson se Rilindja i ka lënë në harresë prej kohësh banorët e Karkanjozit dhe të Tomorrit.

Çela thekson se 25 prilli është referendum popullor për të shkatërruar rilindjen dhe mashtruesit e saj.

Reagimi:

Tallja e radhës e rilindjes me qytetarët!

Ja çakulli elektoral i rilindjes i kapur ne flagrancë!

Ja edhe kamioni me mbishkrimin e famshëm “SALILLARI”, i përfshirë në fushatë elektorale!

Turp e faqja e zezë për rilindjen që i la në harresë banorët e Karkanjozit dhe të Tomorrit!

Turp dhe faqja e zezë për mashtruesit e rilindjes!

25 Prilli dita e referendumit popullor për të shkatërruar rilindjen dhe mashtruesit e saj!

LSI forcë e parë në çdo qendër votimi në Qarkun Berat!

LSI së paku 3 mandate në Qarkun e Beratit!

Tallja e radhës e rilindjes me qytetarët!
Ja çakulli elektoral i rilindjes i kapur ne flagrancë!
Ja edhe kamioni me…

Posted by Ardit Çela on E mërkurë, 7 April 2021

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura