21 viktima e 821 të prekur nga kronavirusi në Itali. Universitet do të qëndrojnë të mbyllur edhe për një javë, merret nesër vendimi për shkollat

Feb 28, 2020 | 19:44
SHPËRNDAJE

Ka shkuar në 21 numri i viktimave nga kronavirusi në Itali, ndërsa 821 është numri i të infektuarve.

Nga këta, 412 janë asiptomatikë ose me simptoma të buta dhe janë në izolim ën shtëpi, 345 janë shtruar në spital dhe 64 janë në kujdes intensiv.

itali

Tre nga 4 personat që humbën jetën sot janë mbi 80-vjecc, ndërsa viktima tjetër është 77-vjecc.

Ndërkohë Ministri italian i Ekonomisë ka lajmëruar për një dekret mjaft të rëndësishëm, që do të lançohet në një kohë rekord, për të ndihmuar ekonominë.

Në Lombardi, rajoni më i prekur, do të vijojnë të jenë të mbyllur Universitetet deri të shtunën, 7 mars, ndërsa për shkollat, pritet të merret një vendim nesër nga qeveria.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura