2.4 ton drogë drejt Italisë, vdes në spital koka e grupit të trafikut

Sep 12, 2018 | 11:07
SHPËRNDAJE

Ndërron jetë në QSUT, i arrestuari për trafik droge ku u kapën 2.4 ton kanabis, Demo Progonati. Mësohet se Progonati ka ndërruar jetën në muajin qershor, por lajmi është bërë i ditur ditën e sotme. Mësohet se Progonati vuante nga një sëmundje e rëndë.

Avokati i tij Roland Islami bëri kallëzim penal për vdekjen e klientit ndaj drejtorisë së Burgjeve dhe ekspertit mjeko ligjor.  Ata janë paditur për ekspertizë të rremë, shpërdorim detyre dhe mos dhënie e ndihmës për klientin e tyre. Avokati e cilësoi si vrasje, vdekjen e klientit të tij, ndërsa kërkoi nga drejtësia që të zbardhë ngjarjen.

demio

Demo Progonati po gjykohej nga gjykata e krimeve të rënda me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës. Progonati u arrestua në janar të 2017, si organizator i trafikut të 2,4 tonëve kanabis drejt Italisë.

Ai ishte shofer i kamionit ku u kap sasia e lëndës narkotike. Arrestimi i tij u krye me urdhër të Prokurorisë për Krimet e Rënda. Bashkëpunëtor në trafik dyshohet se ishin një italian dhe një shqiptar edhe këta të arrestuar.Sakaq kanë nisur procedurat për pushimin e cështjes ndaj tij.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura