Humbi zërin nga operacioni në tiroide, padit spitalin

Jun 30, 2013 | 9:15
SHPËRNDAJE

Gjykata e Tiranes
Pacientes R. E. iu paralizua korda zanore nga dëmtimi i nervave në operacion. Tiranë, gjykata: 5.9 milionë lekë dëmshpërblim pacientes.

Një 30-vjeçare ka humbur gati plotësisht zërin e saj pas një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e tiroideve në një spital privat në Tiranë. Shkak për humbjen e zërit është bërë prekja e nervit të kordave vokale gjatë ndërhyrjes kirurgjikale që i është bërë pacientes pas shqetësimeve në tiroide.

 Skandali thellohet me tej për faktin se mjeku kirurg që ka kryer operacionin nuk ka pasur licencë në kohën që ka realizuar ndërhyrjen. Njëkohësisht ai nuk i ka shpjeguar në gjuhën shqipe pasojat e ndërhyrjes kirurgjikale. Historia fatkeqe e së dëmtuarës me iniciale R. E. zbardhet në një vendim të Gjykatës së Tiranës, përmes të cilit ajo ka fituar dëmshpërblim nga spitali privat.

Përmes vendimit të shpallur pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës detyron spitalin të dëmshpërblejë të dëmtuarën në shumën 5.9 milionë lekë për dëmin pasuror dhe jopasuror që i ka shkaktuar nga dëmtimi i shëndetit si rezultat i mjekimit të pakujdesshëm.

DËMSHPËRBLIMI
Sipas vendimit të Gjykatës, e dëmtuara R. E. është paraqitur në spitalin privat në kryeqytet në shkurt 2010 për të bërë një vizitë mjekësore për shkak të shqetësimeve shëndetësore që ka pasur nga gjëndrat tiroide. Pas një konsulte mjekësore me stafin mjekësor të këtij spitali, i është rekomanduar si i detyrueshëm ndërhyrja për heqjen e tyre. Ata e kanë siguruar se kjo ndërhyrje ishte e parrezikshme për jetën dhe shëndetin dhe se nuk do të kishte asnjë pasojë të mëvonshme. Në mirëbesim, paditësja R. E. ka pranuar të kryejë ndërhyrjen kirurgjikale. Referuar vendimit, pas operacionit, mjeku kirurg është shprehur se gjatë ndërhyrjes nuk pati komplikacione. Në vijim, pasi ka marrë mjekimet e rekomanduara, paditësja është larguar nga ky spital.

(Lajmin e plote nga Armand Bajrami e lexoni sot ne Panorama)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura