“100 mijë dokumente peng të Sigurimit”, persekucioni i çamëve në diktaturë

Feb 19, 2020 | 20:33
SHPËRNDAJE

ANILA DEDAJ/ Për shqiptarët e Çamërisë, diktatura hoxhiste do të qe një shtrat i minuar, ku u duhej të matnin çdo hap. Edhe pse në  demokraci prej 3 dekadash, fakte e të  dhëna me rëndësi historike rreth kësaj çështjeje, janë pak të ekspozuara.

86934107_1492582754271921_6247786950082691072_n

Në kuadër të “Ditëve të  kujtesës”, ndërsa u mbajt konferenca për “Persekutimin e  popullit çam gjatë regjimit komunist”, Altin Hoxha nga  Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit zbuloi se deri më sot janë gjetur mbi 100 mijë faqe dokumente të mbajtura nga Sigurimi.

“Gjatë diktaturës për shqiptarë të Çamërisë u  dhanë 1500 vite burg, 25 dënime me pushkatim, ndërsa  dhjetëra të tjerë vdiqën burgjeve dhe sot nuk kanë as varr”, tha Hoxha në takimin e organizuar nga Instituti për  Demokraci, Media dhe Kulturë në bashkëpunim me Shoqatën Çamëria dhe me mbështetje të Fondacionit gjerman  “Konrad Adenauer”. Në këtë  konferencë, ku qenë të pranishëm familjarë, ish-të përnd- jekur, studiues dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme që mbështesin çështjet e  kujtesës, drejtoresha e IDMC-së u ndal te nevoja, që kësaj  çështjeje t’i jepet më shumë hapësirë. “Kaq pak kemi folur për atë çka u ka ndodhur  çamëve përpara dhe gjatë dik- taturës, sa brezat e rinj nuk  kanë shumë dijeni. ‘Ditët e Kujtesës’ synojnë pikërisht ndërgjegjësimin rreth atyre  krimeve dhe që të rinjtë të njihen me to”, u shpreh Godole.

3 ANËTARË TË FAMILJES SEJKO, ENDE PA NJË VARR

“Sot, Teme Sejko, Taho Sejko, Sulo Sejko dhe Sokol Sejko nuk kanë varr”, tregon Hektor Sejko, ndërsa i mëshon faktit se historia duhet zbardhur e kujtuar. Nipi i Teme Sejkos  rrëfen se si gjatë regjimit, aty- re nuk iu tha asgjë për fatin e  të afërmve të tyre të zhdukur dhe ata duhet të prisnin që regjimi të binte për të zbuluar diçka më shumë. Pas ‘90-ës, falë dokumenteve të arkivave,  do të kuptonte se edhe pse Teme Sejko rezultonte i pushkatuar, nuk ishte ekzekutuar, por zhdukur. Këtë fat tragjik pati edhe i ati i tij, Taho, e të tjerë të afërm.

Në këto ‘Ditë të Kujtesës’,  po vërej tentativa për të tejkaluar pengesat e për të thënë të  vërtetat ashtu siç janë”. Drejtori i Institutit të Studimeve për Çamërinë, Ahmet Mehmeti, gjatë konferencës për “Përsekutimin e  popullit çam gjatë regjimit ko- munist”, u shpreh se shqiptarëve  këto ditë kujtese të së kaluarës, do t’u shërbejnë si një formë katharsisi. Mehmeti, gjatë fjalës së tij, u ndal te persekucioni i  bërë nga diktatura ndaj shkrim- tarit dhe publicistit Bilal Xha- ferri, i cili ishte edhe një ak- tivist i çështjes çame.  “Bilal Xhaferri mbetet një  nga figurat më madhore të kul- turës shqiptare, i cili pati një  kontribut të madh dhe në Amerikë, edhe pse dhe atje ai i gjeti shqiptarët të përçarë nga Sigurimi i Shtetit Shqiptar.  Deri atje vajti jehona e Sgurim- it!”, shprehet Mehmeti, duke u  ndalur te fakti se persekucioni i shkrimtarit kishte nisur që në rininë e tij. “Persekutimi ndaj Bilal Xhaferrit nisi që në kohën kur ai ishte ushtar. Asokohe nisën ngritjet e famshme në kategori nga 2b në 2a, derisa në fund të shërbimit ushtarak, Bilali ishte  në epiqendër të zjarrit të diktaturës së proletariatit. Diktat- urës më të egër staliniste, më të  egër në botë!”.

Mehmeti tregon se ka lexuar me kujdes dosjen e Bilalit, e cila  përmban rreth 400 faqe doku- mente. “Në dosjen e tij ka 111  dokumente. Ndaj tij, Sigurimi  kishte angazhuar 18 bash- këpunëtorë, rreth 60 familjarë  ishin marrë në shqyrtim, ndërsa prej survejimit implikoheshin 83 persona të tjerë. Kjo  tregon masën e përndjekjes që vuajti Xhaferri, vetëm se ishte shkrimtar dhe nuk lëvizte nga  fjala e tij”, thotë ai duke u për- pjekur të hedhë dritë për sa i përket rolit të kritikës që Xhaferri i bëri romanit “Dasma” të Kadaresë në persekutimin që iu bë. 

Sipas tij, në këtë kritikë, nuk  kishte asnjë element që justi- fikonte masat e marra ndaj shkrimtarit. “Dy shkrimtarë gjenialë ka Shqipëria, Bilal Xha- ferrin dhe Ismail Kadarenë. 

Gjithë persekucioni i Bilalit sillet në mënyrë artificiale rreth  asaj që ai shkroi për ‘Dasmën’ e  Kadaresë, kur, në fakt, ajo nuk qe më shumë se një kritikë e thjeshtë letrare që mund ta bënte kushdo”, sqaron ai, duke sjellë  në vëmendje edhe fjalën e Xha- ferrit pas akuzave që iu ngritën. 

“Ismail Kadarenë unë e çmoj shumë si talent letrar dhe më kanë pëlqyer shumë veprat e tij,  por këtë simpati dhe këtë men- dim nuk e kam për romanin  ‘Dasma’. Për mendimin tim, romani ‘Dasma’ ka shumë të  meta dhe i përgjigjet shumë zbehtë aktualitetit.

Nuk gjej në diskutimin tim, përveç kritikës së  romanit, ndonjë gabim politik, secili ka kokën e vet. Dhe unë ato që konstatova, i thashë në mes të mbledhjes, dhe i mbroj deri në fund, për arsye se nuk ka dalë njeri të më mbushi mendjen. Me sa mendoj, asgjë nuk kam thënë reaksionare. Unë për atë që kam diskutuar nuk jam hiç fare i penduar”.

Mehmeti, pasi citon fjalët e  shkrimtarit, përpara se të largohej në Amerikë, nënvizon faktin se “persekucionin Bilal Xhaferiit ia bënte diktatura e proletariatit”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura