Futbollisti brazilian Hygor ka shpallur divorcin me Vllazninë.
Mesfushori 31-vjeçar deklaroi mbylljen e bashkëpunimit me klubin shkodran, ku falenderoi ish-shokët e skuadrës, administraorin Suad Lici, drejtori teknik Engin Firat dhe ish-trajnerin Mirsad Jonuz.
Ai luajti 21 ndeshje në kampionatin shqiptar dhe realizoi 4 gola gjatë një sezoni.
“Faleminderit VLLAZNIA ! Ishte nder të vishja këtë fanelë! Faleminderit Presidentit Suad Lici, Engin dhe trajnerit Mirsad Jonuz për mundësinë. Nuk do ta harroj kurrë mbështetjen e tifozëve në kohën më të vështirë të jetës sime. Faleminderit të gjithë stafit!!”
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al