Tensione para bashkisë/ Policia “gardh”, qytetarë dhe deputetë të PD tentojnë të heqin barrierat metalike

Apr 26, 2024 | 12:45
SHPËRNDAJE

Situata para bashkisë së Tiranës është tensionuar, pasi qytetarët të mbështetur edhe nga eksponentë të PD kanë tentuar që të thyejnë barrierat prej hekuri të vendosura para bashkisë.

nallbati protesta

Në këtë foto shihet deputeti i PD, Bledion Nallbati, i cili së bashku me qytetarët kërkojnë që të heqin barrierat metalike.

Ndërkohë më herët tentoi ta kalonte gardhin e policisë edhe këshilltari i opozitës, Tedi Blushi, por nuk u lejua nga forcat e policisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura