FOTO/ Molotov, zjarr dhe përplasje me policinë, mbyllet protesta e opozitës! Çfarë ndodhi dy orë para bashkisë

Apr 26, 2024 | 12:59
SHPËRNDAJE

Ka zgjatur rreth dy orë protesta e opozitës para bashkisë së Tiranës, ku qytetarët dhe këshilltarët opozitarë kanë kërkuar dorëheqjen e kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj.

molotov

Në nisje të protestës kanë qenë qytetarë, por edhe aktorë e politikanë që kanë folur, duke kërkuar transparencë me fondet e bashkisë.

Më pas ka patur edhe situata tensioni, ku fillimisht është hedhur molotov dhe më pas qytetarët dhe këshilltarët opozitarë janë përplasur me policinë, pasi kanë tentuar të futen brenda ambienteve të bashkisë.

Ata kanë tentuar disa herë që të heqin barrierat prej hekuri te vendosura para bashkisë, por nuk janë lejuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura