Zv.kryeministri “thumbon” ata që qëndrojnë me orë të tëra në lokale: Se çfarë argëtimi është të rrish në një karrige…

Jul 19, 2021 | 20:27
SHPËRNDAJE

Zëvendëskryeministri Erion Braçe thotë se nuk e kupton argëtimin e të qëndruarit me orë të tëra në bar-e.

argetim

Përmes një postimi në “Twitter” Braçe shton se këtë gjë mund ta dinë vetëm ata që arkëtojnë paratë.

 “Se cfare argetimi eshte te rrish 3, 3 ore e gjysem, 4, ne nje karrige ne nje vend qe quhet bar, vetem ata qe arketojne parate e dine”, shkruan Braçe.

Brace1

Reagimi i zv.kryeministrit vjen një ditë pas përplasjeve mes pronarëve të lokalëve dhe policisë në zonën e Lungomares.

Pronarët e lokaleve kërkuan zgjatjen e orës për lejimin e muzikës, ndërsa sot Komiteti i Ekspertëve vendosi që ta lejojë muzikën deri në orën 23:00 të mbrëmjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura