“Zonjusha Gajtani”! Marjeta Llarja: E njoha Shpresën në moshën më të bukur, nëse do të kishte vijuar karrierën…

SHPËRNDAJE

pjimage (29)

“Zonjusha Gajtani” te “Vajzat me kordele të kuqe”, me regji të Gëzim Erebarës, ishte padyshim një nga rolet më të spikatura të Shpresa Bërdëllimës. 

Peshën e interpretimit të përsosur të rolit negativ, aktorja e kishte ndierë edhe jashtë skenës.

“Ka qenë aq mirë i realizuar ky rol, sa edhe në rrugë pas transmetimit të filmit, fëmijët më qëllonin me gurë, sepse kujtonin se isha vërtetë spiune” do të rrëfente Shpresa vite më vonë për mediat.

Protagonistja e filmit Marjeta Llarja (në rolin e Jetës) e kujton kolegen e saj në sheshxhirim të hijshme, me një natyrë të gjallë e mbi të gjitha në harmoni me të gjitha aktoret që interpretuan “Vajza me kordele të kuqe”.

“Largimi i saj i parakohshëm është shumë i dhimbshëm. E kam njohur Shpresën në moshën më të bukur, ashtu e kujtoj ende, e atë imazh të sajin do të ruaj gjithmonë… Ishte një aktore e talentuar, që nëse do të kishte vijuar karrierën, do të kishte arritur shumë më tepër. Ishte krejt e kundërta e rolit negativ me të cilin u përfaqësua, një vajzë e dashur, plot mirësi, që nga Estrada arriti të bëhej një aktore shumë e pëlqyer e ekranit”, tregon aktorja.

 

 

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.