“Zonat problematike janë trajtuar me kripë”, ARRSH thirrje të gjithë shoferëve: Kujdes në këto akse

Jan 7, 2019 | 21:14
SHPËRNDAJE

Autoriteti Rrugor Shqiptar me anë të njoftimi shpërndarë për mediat shprehet se të gjitha akset kryesore nga veri në jug të vendit nuk kanë probleme dhe pjesa më e madhe e tyre është trajtuar edhe me kripë.

Sipas njoftimit nga ARRSH thuhet se në të gjitha akset e vendit nuk kanë probleme, edhe pse ka rreshje bore.

49947956_672438409817438_1086030734751170560_n

NJOFTIMI I PLOTË

Në të gjitha akset kryesore të vendit nuk ka probleme, pavarësisht reshjeve të borës dhe temperaturave shumë të ulëta, qarkullimi bëhet pa zinxhirë, zonat promblematike janë trajtuar me kripë.

Kompanitë me mjetet borëpastruese janë në punë të vazhdueshme për pastrimin e rrugës. Rekomandohet të kalohen me zinxhir: Ura Cerenecit-Steblevë, Dardha në lartësinë mbi 1300 m.

49719562_672438439817435_1963207126977347584_nRekomandohen përdoruesit e rrugës të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore. Të vendosin zinxhir në akset që përmendëm më sipër, të respektojnë udhëzimet e Policisë së Qarkullimit Rrugor, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura