Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes informon mbi situatën: Aktive 10 vatra, nuk paraqesin rrezik për qytetarët. Në terren 200 efektivë të FA

Aug 4, 2020 | 21:08
SHPËRNDAJE

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacine në lidhje me situatën me zjarret në vend, ku informon se deri më tani janë 10 vatra aktive.

Me një njoftim për mediat bëhet me dije se vatrat e zjarrit janë nën monitorim dhe se nuk përbëjnë rrezik për qytetarët.

Foto Ilustruese
Foto Ilustruese

Në terren janë angazhuar rreth 200 efektivë të Forcave të Armatosura, ët cilët u kanë ardhur në ndihmë forcave zjarrfikëse për shuarjen e zjarreve.

Qendra Kombëtare Operacionale e Mbrojtjes Civile bën me dije se në Lezhë janë aktive 4 vatra zjarri, në njësinë administrative Shëngjin, zona Rëra e hedhur-Maja e Zezë dhe po punohet për izolimin e tyre.

Zjarri në malin e Kakarriqit është izoluar pothuajse totalisht. Ndërsa në Rubik, në fshatin Katund i Vjetër, vatra ka intensitet të ulët dhe është nën monitorim. Në Elbasan ka patur një vatër zjarri në Gramsh në fshatin Siman, k. Policia ka nisur hetimin për shkaqet e zjarrit.

Në Fier nga 3 vatra, 2 tashmë janë lokalizuar dhe janë drejt përmirësimit. Situata është nën kontroll edhe në fshatin Hekal në Mallkastër, ku u raportua për zjarr në sipërfaqe me shkurre ullishte dhe pemëtari.

Vështirësi ka paraqitur terreni në njësinë administrative Terpan në pyllin e Ballollit në Berat, por zjarri nuk përbën rrezik për komunitetin, pasi ndodhet larg zonave të banuara.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura