“Do të fle një natë me Albano Bogdon”/ Konkurrenti i reality show habit me deklaratën dhe i bën ftesën aktorit: Ai më sfidoi me një puthje, unë do…

Apr 26, 2024 | 14:38
SHPËRNDAJE

Ish-modeli Valer Kolnikaj është shprehur se do të ftojë Albano Bogdo për të fjetur një natë së bashku.  

E teksa aktori i humorit e ka sfiduar atë me një puthje, konkurrenti i “FermaVip” tha se do ia kthejë shumëfish Albanos duke e sfiduar të flenë sëbashku.

Po atë sfidë që më ka hapur ai unë do ja kthej shumëfish. Nuk e di sa kohë do kem, por pa e ftuar për një natë me fjetur me të as ska shanse. Meqë ai më ka sfiduar për një puthje unë do e sfidoj për më shumë në këtë dhomë”, tha Valer Kolnikaj.

“Pse nuk e ftove?”, e pyeti këngëtarja Elsa Lila.

“Mbeti për të respektuar ty, se ti je femër duhet të jemi të sjellshëm”– u shpreh modeli.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura