Zgjodhi të qëndrojë në heshtje, Gigi Hadid zbulon arsyen e vërtetë pse e fshehu shtatzëninë

Aug 5, 2020 | 15:01
SHPËRNDAJE

 

Gigi Hadid-shtatezania (3)Gigi Hadid i shokoi të gjithë me lajmin se është në pritje të ëmbël më herët këtë vit. Modelja bukuroshe dhe Zayn Malik kanë patur ulje-ngritje që nga momenti që janë njohur dhe kjo ishte një surprizë e bukur për të gjithë fansat e dyshes që donin t’i shihnin bashkë.

Një çift në pritje të një fëmije shpesh etiketohet si “fund i lumtur”. Mediat kanë shkruar herë pas here në lidhje me mënyrën se si ajo e ka fshehur barkun e rrumbullakosur për më shumë se 5 muaj, por Gigi zgjodhi të tregojë arsyen e vërtetë.

Për një person të njohur dhe të dashur për publikun si Gigi, është e vështirë të mos e ndash këtë moment të rëndësishëm në jetën e saj me të gjithë njerëzit. Duket se arsyeja nuk është personale, por lidhet me të gjithë shoqërinë.

Nëpërmjet “live” në Instagram, ajo tha: “Ka një arsye pse ndjeva që nuk është diçka që duhet ta ndaj me të tjerët përtej familjes dhe miqve të mi. Dukshëm, shumë njerëz kanë humbur jetën  për shkak të koronavirusit në fillim të karantinës dhe vazhdon ende. Dhe pastaj kaluam tek “BLM” (Black Lives Matter) dhe mendova se prezenca jonë në mediat sociale duhet të përdoret për këtë”.

Të qenit shtatzënë gjatë një pandemie e bën edhe më të pazakontë eksperiencën e modeles në krahasim me shumë gra të tjera.

Duket se Gigi është e fokusuar tek eksperienca e shtatzënisë dhe jo tek ndarja e saj me të tjerët.

Gigi Hadid-shtatezania (5) Gigi Hadid-shtatezania (4) Gigi Hadid-shtatezania (2) Gigi Hadid-shtatezania (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura