Basha prezanton Ardian Turkun në Elbasan: Sejdini pagoi për t’u rikandiduar. PD kandidon Durim Ballën në Bulqizë

Apr 27, 2015 | 12:42
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Kreu i PD, Lulzim Basha ka prezantuar sot kandidatët për Elbasanin, Librazhdin dhe Prrenjasin, për zgjedhjet e 21 qershorit.

Basha duke prezantuar Ardian Turkun si të përzgjedhurin e selisë blu për Bashkinë e Elbasanit u shpreh se shqiptarët po vuajnë pasojat e keqqeverisjes së dyshes Rama-Meta. “Rruga Tiranë-Elbasan ka vite që nuk përfundon. Qyterarët duan të ikin, janë rritur taksat dhe çmimet. Ne nuk jemi dele, këta premtuam 300 mijë vende pune. Sejdini do të vijojë të paguajë për dyshen Rama-Meta”, tha Basha.

Gjatë prezantimit të Turkut në Elbasan

Në fjalën e tij, teksa prezantonte Bajazit Karriqin në Prrenjas, Basha tha se “Kemi një kryeministër turist dhe një popull refugjat. Ekonomia, shëndetësia dhe siguria janë përkeqësuar. Karriqi do të garojë përballë Miranda Rirës së LSI. Rira s’pati kurajo të thoshte ‘jo’ rritjes së taksave”. 

Kurse në Librazhd Basha duke prezantuar Fadil Brazhdën deklaroi se dëshpërimi i shqiptarëve është i madh.  

Sakaq Partia Demokratike ka zyrtarizuar sot kandidatin e saj për Bashkinë Bulqizë për zgjedhjet e 21 qershorit. Durim Balla është kandidati që PD do të shkojë në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Gjatë ditë së djeshme kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vijoi me prezantimet e kandidatëve për kryetarë bashkie në Delvinë zotin Dhurim Alinani, Konispol zotin Malo Myrtaj, në Sarandë zotin Kreshnik Bozho dhe në Libohovë Altin Çomo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura