Zgjedhjet e 21 qershorit, ambasadori i SHBA: Kemi identifikuar emra me të shkuar kriminale, po i diskutojmë me udhëheqësit politikë

Apr 27, 2015 | 22:12
SHPËRNDAJE

Ambasadori i SHBA në vendin tonë, Donald Lu gjatë prezantimit të ndihmës amerikane për zgjedhjet e 21 qershorit, tha se kanë identifikuar në listat e kandidatëve disa emra me histori të mundshme kriminale dhe se po i diskutojnë ato me udhëheqësit politikë.

Ambasadori Lu

“Ndihemi mirë me listat, kanë më shumë gra…Kemi identifikuar disa emra me histori të mundshme kriminale dhe jemi duke i diskutuar me udhëheqësit politikë. Nxisim gazetarët, shoqërinë civile dhe qytetarët të kërkojnë që politikanët të përmbushin standardet më të larta etike”, tha Lu.

Zoti Lu u bëri apel shqiptarëve të marrin pjesë në zgjedhje, pasi sipas tij kjo është mënyrë për të ndryshuar politikën. 

Ambasadori u shpreh se “ne do të japim më shumë se gjysmë milionë dollarë për OJQ vendase që vëzhgojnë procesin…Do të bashkëpunojmë me shoqërinë civile…Të huajt s’do t’i bëjnë këto zgjedhje të mira, por gratë e burrat e shoqërisë tuaj civile do të mundësojnë që demokracia shqiptare të jetë e mbrojtur”, tha ai.

Deklaratat e ambasadorit amerikan erdhën vetëm 5 ditë përpara mbylljes së afatit zyrtar të regjistrimit të kandidatëve për zgjedhjet lokale.

Janë 625 mijë dollarë të ofruar nga qeveria e SHBA për të mbështetur shoqërinë civile për zgjedhje të lira e të ndershme në vendin tonë. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura