Zgjedhja e kreut të shtetit/ Rama tregon hapat që do të ndjekë PS: Nuk e lëmë vendin pa president! Meta ka qenë gjithmonë në opozitë

May 23, 2022 | 20:38
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama zbuloi hapat që do të ndjekë PS pas dështimit të raundit të dytë për zgjedhjen e presidentit.

Rama u shpreh se nëse nuk do të ketë emra nga opozita as në raundin e tretë do të mblidhet kryesia e selisë rozë për të bërë diskutime konkrete.

Ai u shpreh kundër formulës së Enkelejd Alibeajt për të zgjedhur kandidatët e opozitës me firmat e socialistëve.

“Ne jemi në një fazë shumë të avancuar dialogu dhe bashkëpunimi me fqinjët. Ne do ia dalim të realizojmë atë që kemi qëllim duke trajtuar me respekt. Merren me profilin ata që nuk duan të merren me zgjidhjen. Zgjidhja është një njeri që përmbush detyrimet që ne kemi karshi shqiptarëve për ta çliruar atë zyrë nga kthetrat e të shkuarës.

Nuk kemi vendosur asgjë. E kemi ndjekur këtë proces me durim duke dëgjuar të gjithë dhe lloj lloj çudish. E kemi gjithnjë e më të qartë që nuk kemi partnerë. Politika është ndërveprim. Është dialog. Është shah.

Dhe në të gjithë atë që është politika fjala nuk kam besim dhe iki në drejtim të paditur nuk ka lidhje me politikën. Kemi pasur dy zgjedhje kur ishim në opozitë. Kur ne nuk i kishim votat por kishim mjaftueshëm vota për ta ulur në tryezë palën tjetër. Ne përsëri u ulëm. Dhamë opsione dhe diskutuam opsione. Ne nuk humbëm në atë proces. Opozita nuk është aty për të imponuar ose kështu si them unë ose nuk ka.

Presidenti Meta nuk ka qenë asnjëherë asgjë tjetër përveçse pjesë e opozitës. Ajo që ne do bëjmë është se do presim në raundin e tretë dhe nëse do jetë i njëjti rezultat do mblidhemi dhe do flasim me kryesinë e partisë. Sigurisht nuk do e lëmë vendin pa president”, u shpreh Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura