Zbulohet tenderi i ri për makinë në institucion shtetëror, kërkohet nga Komisionerja kundër Diskriminimit

Dec 12, 2017 | 18:23
SHPËRNDAJE

Kryetarja e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, ka autorizuar së fundmi një tender për blerjen e një makine. Sipas këtij tenderi, institucioni i drejtuar nga Irma Baraku ka porositur një makinë.

irma baraku

Institucioni i saj ka hapur një tender për blerje automjeti që do të mbahet në datë 18 dhjetor. Fondi për makinën është 3.333.333 lekë të vjetra, ndërsa me TVSH kjo vlerë shkon 40 milion lekë të vjetra.

Kohëzgjatja e kontratës për ekzekutimin është 10 ditë kalendarike duke filluar nga data e lidhjes së kontratës.

Dokumenti për këtë tender është publikuar nga TPZ.al, ku shihen të gjitha të dhënat për blerjen e kësaj makine.

dokumenti-i-irmes

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura