Zbulohet rafineria e heroinës, pranga edhe një shqiptari

Sep 2, 2015 | 17:41
SHPËRNDAJE

Autoritetet italiane kanë zbuluar një rafineri droge në të cilën përpunohej heroina. Ajo u zbulua në Crotone, brenda një karrocerie. Operacioni vuri në pranga katër persona, njëri prej tyre shqiptar si dhe u bë e mundur të sekuestrohej 1.6 kilogramë heroinë e pastër.

heroina-itaiMësohet se policia kishte rënë në erë të veprimtarisë kriminale pasi kishte dyshuar në lëvizjet e shtetasit shqiptar. Ata e kishin ndjekur atë dhe në momentet kur shqiptari u fut në karroceri, policia kreu një bastisje që çoi në zbulimin e rafinerisë.

Aty u gjetën drogë dhe materiale prerëse që do të prodhonin rreth 30 kilogram heroinë. Gjithashtu u konfiskuan 18.000 € para kesh dhe një armë. Të arrestuar janë dy vëllezër nga Crotone, pronarët e karrocerisë, T.F, 50-vjec dhe T.P, 55-vjec, një 69 vjecar, me iniciale A.R, nga provinca e Leçes, por rezident në Crotone, dhe shqiptari me iniciale S.S, 28-vjec, i cili jeton në Puglia.

Sipas hetimeve të policisë, të cilat janë ende në vazhdim, droga mund të ketë ardhur nga Puglia dhe thuhet se Crotone përdorej për ta përpunuar atë para se të hidhej në treg.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura