Zbulohet jeta luksoze e Genci Xhixhës në Amerikën Latine. Bisedat telefonike, Ermal Hoxha ishte personi më i afërt i tij (FOTO)

Jan 23, 2015 | 19:08
SHPËRNDAJE

GENCI XHIXHA, I KERKUAR SI ORGANIZATOR I TRAFIKUT TE KOKAINES

Genci Xhixha, i kerkuari si organizatori i trafikur te kokainës është një person me lidhje të forta me Amerikën Latine dhe që prej disa vitesh bën një jetë mes Shqipërisë dhe Kubës.

“Panorama” duke iu referuar hetimeve shkruan se  ai kishte kontakte të vazhdueshme me Ilir Hysenin, Gentjan Gjonajn dhe nipin e ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha.

“Nga verifikimi i bisedave telefonike, rezulton se personi më i afërt me të cilin Xhixha komunikonte vazhdimisht ishte Ermal Hoxha”- shkruan “Panorama”. 

Xhixha flet shumë mirë spanjisht, ndërsa bashkëshortja e tij është kubaneze. Prokuroria e Krimeve të Rënda dyshon se ai është organizatori dhe financuesi i rrjetit të trafikut të kokainës që u zbulua më 14 janar në një laborator të improvizuar në Xibrakë të Elbasanit.

Nga të dhënat e hetuesve dy shtetasit kolumbianë, Cesar Avila dhe Valter Moreno, kanë ardhur në Shqipëri përmes Genci Xhixhës. Sipas burimeve nga organi i akuzës, Xhixha ishte denoncuar në Prokurori edhe në vitin 2011 nga Drejtoria e Pastrimit të Parave.

Në këtë kallëzim thuhej se personi në fjalë ka qarkulluar shuma të mëdha parash me anë të veprimeve bankare. Nuk dihet se çfarë është bërë me këtë padi penale në Prokurori, por mësohet se Genci Xhixha vitet e fundit ka jetuar në Kubë, në qytetin Holguin dhe është mbajtur në vëzhgim për veprimet financiare që ka kryer në vazhdim, pas kallëzimit të bërë ndaj tij. 

Ndërkaq, në disa foto të profilit të Genci Xhixhës në rrjtin social “Facebook”, shihet se ai ka bërë jetë luksoze në Amerikën Latine. Po kështu, në profilin e tij gjendet edhe një foto ku shkruhet “Erdhi pranvera – me Ermal Hoxhën”, dhe në foto është ky i fundit. 

 [portfolio_slideshow]

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura