Zbulohet emri i plotë i autorit të vrasjes në Kombinat, ja cili është

May 30, 2016 | 16:35
SHPËRNDAJE

Alban Hyka është autori i dyshuar i krimit të sotëm në Kombinat, ku viktimë e goditjeve me thikë mbeti 55-vjeçari, Luan Koprencka.

Alban Hyka, autori i krimit
Alban Hyka, autori i krimit

Autori është ky i ri që duket në foto, identifikuar si Alban Hyka. Ai dhe viktima kishin pasur një konflikt, që sipas vëllait të viktimës nisi pasi Luani jetonte në katin e dytë të një banese, poshtë se ciles (në katin e parë), i riu kishte hapur një lokal.

Viktima është me origjinë nga Skrapari dhe jetonte prej disa vitesh në Kombinat. 55-vjeçari është goditur me thikë poshtë zemrës, ndërsa ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Viktima, Luan
Viktima, Luan Komprencka

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura