Zbulohen shifrat/ Kuvendi shpenzoi 67 mijë euro vetëm për dreka zyrtare

Oct 30, 2018 | 11:20
SHPËRNDAJE

Gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti vetëm për dreka zyrtare Kuvendi i Kosovës ka shpenzuar hiç më pak se 67 mijë euro, derisa për akomodime të deputetëve të Kuvendit gjatë udhëtimeve jashtë vendit buxhetit të shtetit i kanë kushtuar 91 mijë e 187 euro, shkruan sot Gazeta “Zëri”. 

kuvend kosova

Gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti 2 milionë e 39 mijë e 978 euro të buxhetit shtetëror janë shpenzuar për pagat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, për pagat e  administratës së Kuvendit janë shpenzuar 1 milion e 108 mijë e 767 euro e për stafin mbështetës politik 405 mijë e 360 euro.

Totali i shpenzimeve për pagat e tyre kap shifrën e 3 milionë e 554 mijë e 106 eurove.

Në raportin gjashtëmujor financiar të Kuvendit, të cilin e ka siguruar gazeta “Zëri”, shihet se nuk është lënë anash as shtrimi i drekave zyrtare, për të cilën kategori janë shpenzuar 67 mijë e 424 euro…/Zëri

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura