Replika në distancë mes Bardhit dhe Ramës/ Kreu i Grupit të PD: Halli i ri i kryeministrit mban numrin 88, dosja e rinisjes së hetimeve nga SPAK për Olsi Ramën dhe kokainën e Xibrakës

May 8, 2024 | 19:52
SHPËRNDAJE

Replika në distancë po zhvillohen mes kreut të Grupit të PD-së Gazment Bardhit dhe kryeministrit Edi Rama në lidhje me rinisjen e hetimeve nga SPAK për çështjen e laboratorit të kokainë në Xibrakë dhe dyshimet e përfshirjes së Olsi Ramës në këtë aktivitet.

bardhi rama

Pasi Rama reagoi për shkresat e publikuara nga Gazment Bardhit, përmes së cilave thoshte se ishin provë që SPAK ka rinisur hetimet, ky i fundit i është përgjigjur kreut të qeverisë me ironi duke thënë ‘piktori bën si jurist’.

Ndër të tjera Bardhi tha se ‘halli i ri i Ramës mban numrin 88, dosja e rinisjes së hetimeve nga SPAK për Olsi Ramën dhe kokainën e Xibrakës’.

LEXO EDHE: Publikohet dokumenti/ Bardhi: SPAK konfirmoi kallëzimin për Olsi Ramën, rifillon hetimet për dosjen 335/1 të Xibrakës

Bardhi tha se kanë rifilluar hetimet për çështjen Xibraka, reagon Rama: SPAK-u ka të gjithë mundësinë ta ndajë të vërtetën nga shpifja dhe viktimën nga fajtori

Replika e Bardhit për Ramën:

Kur piktori bën si jurist!

Vëllai i madh i Olsit paska marrë avokat shumë të dobët! Megjithatë lajm i mirë shumë që ka marrë avokat!  Për këto çështjet e trafikantëve të drogës do t’i këshilloja ER të nxirrte Ë.Agaçin të flasë se ka eksperiencë në avokatinë e tyre.

E ka bërë lëmsh dhe s’di çfarë shkruan, por në një pikë duket dora e tij: aty ku i jep urdhra SPAK-ut. Gabim i rëndë që, zakonisht, e bën sa herë ka një hall. Halli i ri i Ramës mban numrin 88, dosja e rinisjes së hetimeve nga SPAK për Olsi Ramën dhe kokainën e Xibrakës.

Derisa ta thërresë SPAK-u për shpjegime, mund t’u kursejë shqiptarëve kohë dhe t’u thotë me fjalë piktori:

ÇFARË E LIDH OLSIN ME MAKINËN AA 653 DM?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura