Breshri zbardh fshatrat e Korçës, dëme në kulturat bujqësore

May 8, 2024 | 19:58
SHPËRNDAJE

Pasditen e sotme, në fshatrat e Korçës ka patur reshje të dendura shiu, të cilat janë shoqëruar dhe me breshër.

Breshri ka zbardhur fshatrat Sotirë dhe Gërmenj të njësisë administrative Leskovik.

Drufrutorët si kumbulla apo qershia janë më të ndjeshme nga përkeqësimi i motit në këtë periudhë dhe janë dëmtuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura