Përfundon votimi në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut

May 8, 2024 | 19:15
SHPËRNDAJE

Në ora 19:00 janë mbyllur qendrat e votimit, duke përfunduar kështu votimi në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut.

thumbs_b_c_213a4696b05efb292c285b1b891a8fef

Në zgjedhjet e shtata presidenciale të drejtë vote kishin 1.814.317 votues.

Kandidatë për president të shtetit në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale ishin Gordana Siljanovska Davkova, e mbështetur nga koalicioni opozitar i udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe presidenti aktual Stevo Pendarovski, i mbështetur nga koalicioni i udhëhequr nga LSDM.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen e KSHZ-së, është përmbushur kushti që pjesëmarrja në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të jetë mbi 40 për qind që votimi të konsiderohet i vlefshëm.

Sa i përket zgjedhjeve parlamentare, të drejtë vote në kishin 1.815.350 votues. Diferenca në votues krahasuar me zgjedhjet presidenciale është 1.033, kryesisht për shkak të qytetarëve që mbushin 18 vjet.

Në zgjedhje ishin gjithsej 1.755 kandidatë, nga të cilët 1.002 janë meshkuj dhe 753 femra, të cilët garuan për 120 ulëse në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Zyrtarë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) dhe nga Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës kanë njoftuar se nuk janë regjistruar shqetësime më serioze të rendit dhe qetësisë publike./aa

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura