Zbulohen dy foto të rralla të hebrenjve në Kavajë

Apr 27, 2015 | 13:55
SHPËRNDAJE

Merushe Babamusta, Fatime Babamusta dhe Jasa Altarac, 1942-43
Janë fotografi me 74 vjet histori dhe jo thjesht si kohë, por si dëshmi. Mes nxënësve të Kavajës gjenden edhe fëmijët refugjatë hebrenj, që qenë strehuar në Kavajë gjatë përndjekjes naziste. Gjatë asaj periudhe ata kanë shkuar edhe në shkollë, duke ndarë bankat me nxënësit e Kavajës. Këto foto janë ruajtur për 7 dekada e gjysmë nga Neki Babamusta. “Unë kam ruajtur një foto historike të klasës së parë, e vitit 1941-42 me mësuese Nusrete Berati. Rastësisht, duke kërkuar për familjen hebreje që ne kemi strehuar, në arkivat e Muzeut të Memorialit të Holokaustit në Washington D.C. zbulova po të njëjtën fotografi. Kjo foto ishte dorëzuar nga një fëmijë refugjat hebre strehuar në Kavajë, me emrin Gavra Mandil. Këtë foto origjinale ai ia ka dorëzuar muzeut. Po të njëjtën foto e kam edhe unë, kopja dorëzuar muzeut. Unë kam dalë, te rreshti i dytë, me bluzë të bardhë, jam 6 vjeç aty. Ulur përpara meje në rreshtin e parë ndodhet Gavra Mandil. Kjo koincidencë interesante më gëzoi pa masë”, tregon Neki Babamusta. Por kjo nuk është fotografia e vetme e tij. Në një tjetër shkrepje historike, Nekiu tregon motrën e tij Merushe Babamusta me Fatime Babamusta, vajzën e Mehmet Babamustës. Është një foto e klasës së tretë, e vitit 1942-43, me mësues Asllan Mesereja, shkolla “Aleksandër Moisiu” në Kavajë. “Motra ime dhe Fatimja ishin 10 vjeçe, kanë dalë në rreshtin e parë në mes, bashkë me hebreun Jasa Altarac. Unë kam ruajtur një foto po të vitit 1942-43 ku ka dalë Merushja dhe Fatimja, shoqet e klasës të Jasa Altarac në klasën fillore”, thotë Neki Babamusta.  
Foto historike e Neki Babamustës me Gavra Mandil

Rabihane Babamusta
Rabihane Babamusta, gruaja që strehoi dhe shpëtoi familjen izraelite, edhe pse gjermanët i vunë automatikun mbi kokën e fëmijëve për ta bindur që të tregonte se ku i kishte fshehur. Fotot e rralla 75-vjeçare të hebrenjve që mbijetuan në Shqipëri

Rabihane Babamusta (1904-1977)
shtëpia e vjetër në Kavajë, v. 1961.
Kur shpëtoi hebrenjtë Rabihane ishte 39 vjeçe

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura