Vendimi i KAS/ Erzeni fiton çështjen në Lozanë, shpëton 120 mijë euro

Apr 26, 2024 | 9:47
SHPËRNDAJE

Erzeni ka pak shpresa për të qëndruar në elitën e futbollit shqiptar, ndërkohë një lajm i mirë vjen nga KAS-i. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë i ka dhënë të drejtë klubit shijakas, që kishte ndjekur në këtë nivel drejtësie çështjen e një vendimit të FIFA-s.

Erzeni

Sipas vendimit të FIFA-s më 25 maj 2023, Erzeni duhej t’i paguante klubit kosovar 2 Korriku shumën e 120.000 eurove si kompensimin për stërvitjen e lojtarit Shefki Aliti, pavarësisht një marrëveshjeje mes dy klubeve.

Lojtari në fjalë është aktivizuar pjesën e dytë të sezonit të kaluar me shijakasit. Tani KAS-i ka njohur vlefshmërinë e marrëveshjes së arritur midis klubeve në lidhje me heqjen dorë nga pagesa e kompensimit të trajnimit. Në këtë mënyrë, Erzeni shpëton nga pagesa e 120 mijë eurove, një shumë e konsiderueshme kjo.

Vendimi i KAS-it për t’i dhënë të drejtë Erzenit është një rast i rrallë, që rrëzon një vendim të FIFA-s. Klubi shijakas, sipas njoftimit të bërë në faqen e vet, u përfaqësua në KAS nga avokatët Salvatore Civale dhe Roberto Terenzio.

ERALD DERVISHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura