Zbardhet pasuria e ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu! BIRN: Si u 4-fishuan të ardhura familjare! Dyshimet për deklarimet, s’ka burime të mjaftueshme për…

Feb 20, 2021 | 13:59
SHPËRNDAJE

manastirliu pasuriaOgerta Manastirliu u zgjodh ministre e Shëndetësisë në kabinetin e kryeministrit Edi Rama në mars 2017 dhe u dekretua për herë të dytë në të njëjtin pozicion pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017.

Ajo mban titullin “Doktor i Shkencave” në “Kimi Analitike dhe Mjedis”. Më herët ka kryer studimet në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dega Kimi e Përgjithshme, ku është diplomuar dhe ka marre titullin “Master në Shkencë”.

Ogerta Manastirliu e ka nisur karrierën profesionale në Bashkinë e Tiranës, fillimisht në Drejtorinë e Koordinimit të Projekteve. Gjatë viteve 2005-2011, ajo ka drejtuar Drejtorinë e Strehimit dhe Shërbimit Social.

Në periudhën Shtator 2013–Mars 2017, znj. Manastirliu ka drejtuar Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Ajo ka një aktivizim të gjatë në radhët e Partisë Socialiste dhe është anëtare e Asamblesë Kombëtare. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, u zgjodh deputete e Kuvendit të Shqipërisë.

Ky raport u prodhua nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e deklaruara të anëtarëve të Këshillit të Ministrave.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga ministrja Ogerta Manastirliu nga viti 2004 deri në fund të vitit 2018.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2014, Ogerta Manastirliu deklaronte si pasuri familjare një apartament me vlerë 3.9 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria është katërfishuar duke kapur vlerën e 18.4 milionë lekëve.

Znj.Manastirliu zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 13.3 milionë lekë, likujditete bankare prej 3.3 milionë lekësh, automjet me vlerë 900 mijë lekë dhe kursime në cash prej 900 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 37.5 milionë lekë, nga të cilat 38% kanë si burim pagën e Znj.Manastirliu, 56% nga paga dhe honoraret e bashkëshortit si dhe gati 3% e totalit nga qiratë.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrollin aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.

Në vitin 2010, Znj.Manastirliu rezulton me burime financiare të pamjaftueshme për të justifikuar shtesën e aseteve në vlerën e 48,968 lekëve. Në këtë analizë nuk janë llogaritur shpenzimet vjetore për konsum familjar.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” deklarimet e Znj.Manastirliu për vlerën e një apartamenti në Tiranë. Në vitin 2004, ajo deklaron marrjen e një kredie prej 2 milionë lekësh për blerjen e një apartamenti, ndërsa vetë asetin e deklaron një vit më pas me çmim 3.9 milionë lekë. E njëjta pronë rideklarohet në vitin 2013 me vlerë 38.700 euro./BIRN

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata Para Fillimit të Detyrës 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata Pas Largimit nga Funksioni 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Ogerta-Manastirlliu_skeda-e-pasurise

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura