Zaev: Ka mbaruar koha e politikanëve që na ndanin mbi bazën e etnive dhe feve

Oct 10, 2017 | 23:46
SHPËRNDAJE

Koha e politikanëve, të cilët na ndanin në mënyrë etnike, fetare ose në çfarë do mënyrash të tjera mori fund. Koha e politikave të rreme ka kaluar. Maqedonia po hap perspektiva të reja, u shpreh lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në mitingun e koalicionit “Për jetë në Maqedoni” në Gazi Babë.

zaev

Ai kërkoi mbështetjen e banorëve siç tha, Gazi Babës multietnike, pasi vetëm të bashkuar mund të rrëzohet një regjim, i cili me vite mbisundon në komunë dhe nuk bën asgjë.

Kryetari i Qeverisë premtoi mbështetje të drejtpërdrejt nga pushteti qendror për gazifikimin e Gazi Babës. “Do të ketë fillimisht gazifikim nëpër kopshte, shkolla dhe objekte industriale. Gazi natyror kalon që këtu dhe duhet të shfrytëzohet”, theksoi Zaev.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura