Ylli i Manchester United rikthehet me të dashurën e fëmijërisë 8 muaj pas ndarjes: Kishin nevojë për hapësirë

Jan 13, 2022 | 15:23
SHPËRNDAJE

Ylli i Manchester United, Marcus Rashford është rikthyer me të dashurën e tij të fëmijërisë, Lucia Loi, 8 muaj pas ndarjes.

Marcus Rashford Lucia Loi

Pas 8 vitesh së bashku, çifti u ndajnë për “shkak të presionit nga izolimi dhe kalimi i tepërt i kohës së bashku”, por duket se gjërat mes tyre janë rregulluar.

Raportohet se futbollisti 24-vjeçar është kthyer me të dashurën e fëmijërisë pak para Krishtlindjeve.

Çifti u takuan kur ishin në shkollë dhe gjatë kohës që ishin të lidhur Rashford bëri emër tek United, ndërsa ajo e shikonte nga tribuna suksesin e tij.

Por marrëdhënia e tij përfundoi pak para Euro 2020 dhe sipas burimeve izolimi së bashku shkaktoi tensione tek dyshja, megjithatë kishin ende dashuri dhe respekt të ndërsjellët për njëri-tjetrin.

Lucia Loi1

Mësohet se Rashford u shkatërrua kur Lucia u largua nga shtëpia e tij, megjithatë miq të tyre thanë se ndarja ishte miqësore.

Ndërkohë lajmet për rikthimin e tyre u konfirmuan pasi Lucia postoi në Instgram pamje ku dukej dora futbollistit mbështetur tek çizmet e saj duke treguar se janë bashkë pas një pauze të shkurtër në marrëdhënien e tyre.

Ajo u pa gjithashtu duke u futur në makinën e Rashford pas humbjes 1-0 të United kundër Wolves më 3 janar.

“Gjithmonë kanë dashur të riktheheshin, por pauza në marrëdhënie i bëri mirë pasi u ofroi hapësirë dhe siguri. Ata kanë qenë së bashku që kur ishin në shkollë dhe kjo ishte mundësi për të marrë frymë dhe për tu fokusuar tek vetja”, tha një burim për The Sun.

Më pas shtoi: “Ata e bëjnë njëri-tjetrin të lumtur. Ai e di që Lucia është besnike dhe mund t’i besojë asaj.”

Lucia Loi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura