Ylli i gjysmëfinaleve, Vinicius tremb edhe më shumë Bajernin

May 8, 2024 | 9:41
SHPËRNDAJE

Dy golat e Vinicius në “Allianz Arena” do të thotë se Reali i Madridit përballet me Bajernin pa ndonjë disavantazh dhe me faktorin “Bernabeu” në favor të tij.

ap24122290082451

Në një ndeshje në të cilën skuadra e Ançelotit djersiti jo pak dhe pa ekipin e Tuhelit të vinte në vështirësi Realin. Por Reali e kishte një figurë të denjë të ndryshojë fatin e një kualifikueseje. Ishte figura braziliane, fillimisht aleanca me Kros dhe më pas me Rodrigon, që bëri që gjysmëfinalja e kthimit në Madrid të jetë më e gjallë dhe më e hapur se kurrë. Vlera e Viniciusit në Ligën e Kampionëve shpjegohet me 20 golat e tij në 54 ndeshje. Por vlera e tyre shumëfishohet kur ato gola ndahen.

Që kur mbërriti në Evropë dhe Solari i ofroi debutimin në Champions League në shtëpinë e Viktoria Pilzen (0-5, më 7 nëntor 2018), ai është i vetmi lojtar që ka shënuar në të gjitha fazat e kompeticionit. 20 golat e tij janë të ndarë, 10 në fazën e grupeve, tri në fazën e 1/8 e finaleve, dy në çerekfinale, katër në gjysmëfinale dhe një në finale, ai që i dha Realit të Madridit “të katërmbëdhjetën” në Paris kundër Liverpulit. Ky udhërrëfyes i golave e bën emrin e Vinicius të vetmin që shfaqet në secilën nga fazat e kompeticionit që kur ai ka shkelur në Evropë. Ka lojtarë me më shumë gola, si Haland dhe Levandovski (41), Mbape (34), Benzema (30) dhe Salah (27), asnjëri prej tyre nuk ka shënuar në të gjitha fazat e Ligës së Kampioneve që kur Vinicius u shfaq në kontinent.

Bisha e golit, Haland, nuk e ka gjetur rrjetën në dy gjysmëfinalet e tij me Sitin kundër Realit apo në finalen e sezonit të kaluar kundër Interit. Mbape gjithashtu nuk e ka gjetur rrjetën në finalen kundër Bajernit gjatë sezonit të pandemisë. Në rastin e Levandovskit, që nga shtatori 2018 hendeku i tij ka qenë në finale. Ai nuk shënoi në vitin 2020 në Lisbonë, as në tjetrin që luajti në vitin 2013 me Dortmundin kundër Bajernit në Londër. Karim Benzema e di se çfarë do të thotë të shënosh në të gjitha raundet, por goli i tij në një finale ishte para se Vini të zbriste në Evropë, në qershor 2018, kundër Liverpulit në Kiev. Edhe me Salah diferenca në atë periudhë është në gjysmëfinale. Nëse i ndajmë golashënuesit sipas fazave që kur Madridi e regjistroi Vinicius në Champions, ata që kryesojnë në total janë Haland dhe Levandovski me 41 gola. Në fazën e grupeve, polaku është më i miri, ndërsa në çerekfinale e gjysmëfinale shfaqet fanella e Madridit.GGGGGFHH

LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura