I grisi rrobat, e rrahu dhe…! Shqiptari tenton të p*rdhunojë pastruesen në shtëpinë e tij, arrestohet nga policia greke

May 19, 2024 | 21:29
SHPËRNDAJE

Një 53-vjeçare në Greqi është tentuar të përdhunohet nga një shtetas shqiptar.

abuzim

Mediat greke bëjnë me dije se gruaja ka shkuar në banesën e shqiptarit për të punuar si pastruese, po ky i fundit ka tentuar të abuzojë seksualisht me të.

Ai ka sulmuar 53-vjeçare, i ka grisur rrobat, e ka rrahur dhe ka tentuar ta përdhunonte.

Gruaja ka arritur t’i shpëtojë autorit dhe pasi është mbyllur në një dhomë të banesës menjëherë ka telefonuar policinë për të denoncuar ngjarjen.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë të cilët kanë arrestuar autorin ndërsa gruaja po trajtohet në spitalin e Nicës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura