VIDEO/ Egnatia në finale pas 100 minutash! Barazimi ndaj Vllaznisë e çon në ndeshjen e titullit me Partizanin

May 19, 2024 | 22:08
SHPËRNDAJE

Egnatia është finalistja tjetër e “Final 4” dhe do të diskutojë pas një jave titullin kampion me skuadrën e Partizanit në ndeshjen e fundit të sezonit. Skuadra rrogozhinase ka kaluar Vllazninë pas një barazimi pa gola përballë shkodranëve në “Air Albania”.

bandicam-2024-05-19-20-00-47-857

Ndeshja ma qenë e luftuar dhe shumë argëtuese me të dy skuadrat të cilat kanë dhuruar një lojë ofensive duke kërkuar të gjenin rrjetën, rrogozhinasit shënuan dy herë por në të dy rastet panë t’u anulohej goli. Ndërsa shkodranët nuk ia dolën të çonin sferën në katërkëndorin e Sherrit.

Në fund, barazimi 0-0 pas 10 minutash shtesë, dekretoi kalimin e Egnatias në finalen e kampionatit, ku i pret Partizani.

LIVE EGNATIA-VLLAZNIA 0-0

NGJARJET KRYESORE

90’+9’ Balaj çon topin te Juriç i cili gjuan me kthesë, por sfera shkon te Sherri.

90’+8’ Drame merr vendin e Montenegros te Egnatia.

90’+2’ Zejnullai për fat ngrihet dhe del vetë nga fusha e lojës., duke i lënë vendin Ahmetajt. (VIDEO0

90’ Jepen 6 minuta shtesë.

90’ Arbin Zejnullai kërkon ndihmën e stafit mjekësor pas një rrëzimi dhe kërkohet ambulanca. (VIDEO)

89’ Balaj ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Dulis.

88’ Pusi merr vendin e Malës në minutat e fundit të ndeshjes.

82’ Karton i verdhë për Qarrin, pas protestave kundër Xhajës për një rivënie fundore. (VIDEO)

81’ Alivoda i lë vendin në fushë Jagos te Vllaznia.

80’ Një top në thellësi gjen Balajn i cili gjuan me kokë, por sfera kalon pak mbi traversë.  (VIDEO)

78’ Pas zhvillimit të një goditje dënimi, Montenegro gjen rrjetën, por goli anulohet për pozicion jashtë loje. (VIDEO)

77’ Spahiu merr vendin e Fernandos në radhët e Egnatias.

74’ Harkim në zonë nga e majta e sulmit të Egnatias, Montenegro devijon me kokë por çon sferën jashtë katërkëndorit.

73’ Fernando nis Zejnullain në të majtën, Stojanoviç ndalon në mënyrë perfekte mesfushorin.

69’ Bruno Gomesh dhe Ajdareviç hyjnë në fushë në vend të Grudës dhe Smajlit.

68’ Gabim i mesfushorëve të Vllaznisë që i dhurojnë topin Ibahimoglu. Ky i fundit i afrohet zonës dhe gjuan, por dërgon topin jashtë ngjitur me shtyllën. (VIDEO)

66’ Montenegro merr topin në kufijtë e zonës dhe provon të djathtën, Juriç bllokon sferën.

62’ Mundësi e shkëlqyer e Fernandos pas një pasimi nga e djathta, gjuajtja e tij para portës fluturon mbi traversë. (VIDEO)

59’ Ndreca bllokon një gjuajtje të Stojanoviç dhe shkodranët kërkojnë prekje topi me dorë në zonë, por gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë. (VIDEO)

58’ Zejnullai ndëshkohet me karton të verdhë.

57’ Hakaj lëshon një top në thellësi për Malën, sfera shkon direkt në duart e Sherrit.

52’ Zejnullai nga e djathta lëshon një gjuajtje mjeshtërore por Qarri me një fluturim spektakolar shpëton portën nga goli. (VIDEO)

52’ Një pasim në zonë gjen Balajn i cili niset drejt portës, por ndalet nga Sherri me daljen e tij.

47’ Gruda merr mirë topin në të djathtën, por pasi shmang Xhemajlin, prek topin me dorë pas devijimit të Ndrecës dhe bën të pavlefshëm aksionin. (VIDEO)

46’ Krymi lë fushën e lojës, duke i bërë vend Çobës në fillimin e pjesës së dytë.

45’+7’ Mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes.

45’+6’ Aleksi ndëshkohet me karton të verdhë pas në përplasje në sulm.

45’+4’ Gruda provon një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës, pa gjetur katërkëndorin e Sherrit.

45’+2’ Gruda nga e djathta gjen Malën me një pasim perfekt në qendër, gjuajtja e mesfushorit të Vllaznisë devijohet jashtë nga Dylis. (VIDEO)

45’ Jepen 6 minuta shtesë.

44’ Vllaznia është në dominim në mbajtjen e topit në këto minuta dhe ka kthyer skuadrën rrogozhinase plotësisht në gjysmëfushën e saj.

42’ Predhë e Smajlit, Xhemajli devijon topin larg katërkëndorit. (VIDEO)

41’ Hakaj ekzekuton një goditje dënimi drejt zonës, Sherri grushton dhe largon sferën.

40’ Gruda nga e djathta harkon në zonë për Balajn, ky i fundit nuk e kthen dot drejt portës.

38’ Ndërhyrje e fortë e Krymit ndaj Fernandos, gjyqtari Xhaja lë lojën të vazhdojë duke mos dhënë faull për rrogozhinasit. (VIDEO)

37’ Gruda harkon nga e djathta, topi shkon direkt mbi katërkëndorin e Sherrit.

35’ Karton i verdhë per Malën, pas një ndërhyrje ndaj Fangajt.

33’ Pas një goditje dënimi të rrogozhinasve pranë zonës, Boshnjaku ka mundësinë të kundërsulmojë rrezikshëm por nuk gjen Malën duke çuar topin në duart e Sherrit. (VIDEO)

30’ Një harkim në zonë nga goditje dënimi e Ibrahimoglu, nuk devijohet nga askush në zonën kuqeblu.

18’-22′ Aksion i shpejtë i skuadrës rrogozhinase me Zejnullain i cili merr topin dhe lëshon një gjuajtje të pakapshme për Qarrin. (VIDEO). Por më pas gjyqtari Xhaja ftohet të shohë pamjet në VAR dhe është një prekje e topit me dorë gjatë aksionit nga Ibrahimoglu që e bën të pavlefshëm golin. (VIDEO)

17’ Mala fiton topin pranë zonës kundërshtare dhe pason te Balaj i cili gjuan rrufeshëm por dërgon topin mbi traversë. (VIDEO)

15’ Ndreca shfaqet në të majtën dhe lëshon një diagonale në shtyllën e parë që ndalet nga Qarri. (VIDEO)

14’ Krymi kthehet në fushën e lojës pas shumë minutash jashtë.

13’ Top i gjatë për Montenegron, largon Juriç jo pa vështirësi.

12’ Harkime radhazi në zonën e shkodranëve, me mbrojtjen që largon rrezikun. Ndërkohë Krymi mbetet jashtë duke marrë ndihmën e mjekëve dhe lënë shkodranët me 10 futbollistë.

6’-9’ Loja ndalet pas një përplasje të Krymit me Stojanoviç, pasi mesfushori i Vllaznisë ka nevojë për ndihmën mjekësore.

4’ Aksion i shpejtë në të majtën i Egnatias, Ndreca pason për Zejnullain i cili gjuan por nuk gjen portën e shkodranëve. (VIDEO)

2’ Gruda lëshon një gjuajtje të fortë nga brenda zonës. Sherri grushton dhe mbrojtja largon rrezikun. (VIDEO)

1’ Ndeshja ndalet pas pak sekondash, pasi një kapsollë shpërthen pranë Sherrit dhe portieri kërkon ndihmën e stafit mjekësor. (VIDEO)

1’ Nis dueli në “Air Albania”.

FORMACIONET ZYRTARE

EGNATIA: Sherri, Fangaj, Dulis, Malota, Xhemajli Ndreca, Aleksi, Zejnullai, Fernando, Ibrahimoglu, Montenegro.
Trajner: Edlir Tetova

VLLAZNIA: Qarri, Smajli, Juriç, Stojanoviç, Hakaj, Krymi, Boshnjaku, Alivoda, Mala, Gruda, Balaj,

Trajner: Tomas Brdariç

dddddddfs

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura