Ylli i Bundesligës gjobitet me 250 mijë euro nga gjykata gjermane

Mar 24, 2018 | 22:26
SHPËRNDAJE

Mesfushori i Lajpcig, Nabi Keita, është gjobitur me 250.000 euro nga gjykata e qytetit të Lajpcigut, për shkakun se ka përdorur një patentë të falsifikuar. Gjykata e ka dënuar lojtarin, që për 50 ditë, të paguajë 5000 euro në ditë.

naby-keita

Mesfushori ka paraqitur dokumente të falsifikuara në vitin 2016, ndërsa fillimisht është gjobitur me 415.000 euro, por kjo shumë është ulur pasi dënimi u apeluar nga avokati i tij. Keita do të transmetohet tek ekipi i Liverpulit sezonin tjetër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura