Xhafaj: PD të votojë ndryshimet kushtetuese

Aug 31, 2012 | 13:08
SHPËRNDAJE

TIRANË- “Vota ndaj amendamenteve të PS për ndryshimet kushtetuese është votë për barazinë para ligjit, për drejtësi të pavarur, eficente dhe transparente”. Me këto fjalë deputeti socialist Fatmir Xhafaj, i ka bërë apel sot shumicës të reflektojë për paketën e opozitës dhe të japë votën e saj për to.

Gjatë një konference për shtyp, Xhafaj ka theksuar qëndrimin e prerë të opozitës për të votuar për cështjen e imunitetit, por pasi të jetë miratuar nisma e PS për ndryshimet kushtetuese.

“Edhe për imunitetin ne nuk kemi asnjë dilemë, vota jonë është pro, të tjerat janë alibi e marrëzi politike e kushtetuese. Mjaft që në tri javë të kryhen propozimet për ndryshimet kushtetuese, e pastaj le të votojmë, një dhe vetëm një projektligj për ndryshimet kushtetuese. Ne i kemi paraqitur Kuvendit paketë me amendamente, kemi propozuar që gjyqtarët e Kushtetueses dhe të Gjykatës së Lartë të zgjidhen me 3/5 për të shpëtuar kontrollin politik mbi gjyqësorin. Kemi propozuar që Rregullorja e Kuvendit të votohet me shumicë të cilësuar. Amendamentet dobësojnë pushtetin e pakufizuar të individit dhe i japin pushtet real e të vërtetë shumicës”- tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura