“Xhaçka ka trajtim preferencial”- Ligji për planifikimin e territorit, Bardhi: Zgjeron kompetencat e kryeministrit dhe vendos pabarazi mes një qytetari të thjeshtë dhe investitorit strategjik

Apr 16, 2024 | 10:53
SHPËRNDAJE

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend  Bardhi në fjalën e tij në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, ka komentuar ligjin për planifikimin e territorit.

BARDHII

Bardhi u shpreh se opozita është kundër këtij ligji, duke theksuar se ligji  i zgjeron kompetencat kryeministrit dhe vendos pabarazi mes një qytetari të thjeshtë dhe nje investitori strategjik.

Për këtë Bardhi dha shembullin e deputete së PS-së, Olta Xhaçka.

“Olta Xhaçka, ka një trajtim krejt preferencial kur ndërton hotelin 5 milion euro, në tokë të vjedhur me letra  të falsifikuara në raport me një qytetar që do të rregullojë një çati apo një dritare. Këto ndryshime kanë  dy standarte” shpjegoi Bardhi.

Bardhi: Ligji i zgjeron kompetencat kryeminsitrit dhe vendos pabarzi mes një qyetari të thjehstë dhe nje investitori strategjik.

Që ta kuptojmë:

Olta Xhaçka, ka një trajtim krejt preferencial kur ndërton hotelin 5 milion euro, ne toke te vjedhur me letra  te falsifikuara ne raport me një qytetar qe don te rregulloje nje çati apo një dritare. Këto  ndryshime kan  dy standarte.

Ka edhe një arsye tjetër. Ata oligarkë që ndërtojnë pa leje ne vend që të shkojnë në burg siç shkon një qytetar në burg për një gardh, përjashtohen nga taksat dhe detyrimet. Prandaj ligji nuk është për qytetarët por për Kryeministrin  dhe oligarkët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura