Atentati ndaj shqiptarit në Bruksel/ 44-vjeçari ishte ulur në lokalin me emrin “Te Xhoni”, autori afrohet dhe e qëllon 4 herë. Pistat e hetimit

Apr 29, 2024 | 23:17
SHPËRNDAJE

Mediat në Bruksel kanë publikuar pamjet e atentatit ndaj një shqiptar në Belgjikë. Bëhet fjalë për shtetasin Agustin Kaza nga Mirdita, i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën.

atentati ndaj shqiptarit

Në pamjet e publikuara në media shihet që 44-vjeçari qëndron i ulur në një lokal me emrin “Te Xhoni”, kur një person që mban një kapuç afrohet dhe qëllon me pistoletë, duke e goditur 4 herë.

“Policia e Brukselit Verior u njoftua për të shtëna në një kafene Joseph Brandstraat në Schaarbeek të dielën në mbrëmje, më 28 prill, rreth orës 22:30.  Kur shërbimet e urgjencës mbërritën në vendngjarje, gjetën një burrë të plagosur nga të shtënat me armë zjarri. Policia ka njoftuar prokurorinë publike, e cila është takuar me gjyqtarin hetues në vendngjarje”.- thotë zëdhënësi i policisë Audrey Dereymaeker.

Kur mbërritën shërbimet e urgjencës, 44-vjeçari, ndodhej në gjendje kritike për jetën. Sipas hetimeve të para rezulton se shqiptari është goditur disa herë me plumba në kokë dhe gjoks.

Ndërkohë gazetarët në Bruksel kanë vizituar sot në orët e para lokalin ku ndodhi ngjarja e rëndë. “Pronarët dukeshin paksa nervozë dhe nuk kanë pranuar të flasin”, shkruajnë mediat.

Kjo zonë sipas mediave vendase kohëve të fundit ka qenë në qendër të kontrolleve policore, pasi ka pasur një dhunë të shtuar, por edhe trafik droge.

Nuk dihet nëse atentati ndaj shqiptari ka lidhje me ndonjë aktivitet kriminal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura