“X i kuq mbi foto! Së shpejti”/ Mediat greke publikojnë detaje: Si u paralajmërua ekzekutimi i “OKI-t” nga armiqtë e tij?

Jul 17, 2023 | 11:23
SHPËRNDAJE

Detaje të reja janë bërë publike nga vrasja në Greqi e 39-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut,  Orhan Bajrami, i njohur me nofkën “Oki”.

orhan

Mediat greke bëjnë më dije se ekzekutimi i “Okit” me 19 plumba, ishte paralajmëruar më herët, pasi në disa foto të siguruara nga Protothema.gr, faktohej diçka e tillë.

Në fotot ku ndodhet dhe 39-vjeçari, në kokën e tij shkruhej “së shpejti” dhe në të dytën ishte zëvendësuar me një “X” të kuq, gjë e cila nënkupton ekzekutimin e tij.

Sipas raportimeve, policia greke do të bashkëpunojë me policinë e vendit fqinj për mbledhjen e provave që mund të çojnë në identifikimin dhe arrestimin e autorëve të ngjarjes.

Si ndodhi ngjarja?

39-vjeçari, i cili merrej me kazino dhe tregti të pijeve alkoolike, në momentin që u ekzekutua ishte ulur në oborrin e vilës me qira bashkë me partneren e tij, si dhe një çift tjetër, të cilët nuk u lënduan.

Autorët dyshohet se lëviznin me motoçikletë, ndërsa ishin veshur kapuç në kokë për të mbuluar fytyrën. Pasi janë afruar në banesë kanë hapur zjarr, e për pasojë 39-vjeçari ka ndërruar jetë.

Kanë qenë fqinjët ata të cilët kanë dëgjuar të shtënat dhe kanë telefonuar policinë. 39- vjeçari, i cili u vra me një pistoletë të kalibrit 32, e dinte se ishte nën kërcënim dhe kishte kërkuar strehim në Greqi.

Vlen të theksohet se në kuadër të rivalitetit mes dy bandave, në muajin mars në një lokal në Shkup janë ekzekutuar me 40 plumba dy bashkëpunëtorë të drejtpërdrejtë të “Oki”-t, ndërsa ai vetë sapo kishte mbërritur në lokal. Ndërkohë, atij i kishin shkruar se do të shiheshin “së shpejti”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura