Vulin deklaratë të fortë: Shqiptarët trimërohen vetëm kur nuk është Vuçiçi aty

Sep 6, 2018 | 15:29
SHPËRNDAJE

Ministri i Mbrojtjes në Serbi, Aleksandër Vulin, ka bërë thirrje tek autoritetet e Prishtinës që të mos mendojnë për ushtrimin e çfarëdo force ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, transmeton Gazeta Express.

Sipas tij nëse ndodh një gjë e tillë, atëherë Serbia do të përgjigjet menjëherë.

Madje Vulin ka fyer popullin shqiptar duke iu drejtuar me ‘shiptari’, raporton mediumi serb ‘telegraf’.

vucic-vulin_1536239303-9417441

“Shiptari janë trima vetëm kur janë larg Vuçiqit, por ndryshe janë kur paraqiten në negociata para kamerave”, ka thënë Vulin.

Ky reagim i Vulinit ka ardhur si pasojë e deklarimeve të krye kuvendarit Kardi Veseli i cili ka thënë se mund t’i refuzohet kërkesa e presidentit serb për t’u future në Kosovës.

Vulin ka thënë se vizita e Vucicit në Kosovë është për t’I kontribuar paqes dhe stabilitetit në rajon.

Kujtojmë që zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Republikës së Kosovës e ka konfirmuar për Gazetën Express se Vucicit i është aprovuar kërkesa për të hyrë në territorin e Republikës së Kosovës./Express

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura