Vuçiç nuk ndryshon qëndrim: Kosova për ne shteti i ashtuquajtur

Oct 16, 2018 | 11:51
SHPËRNDAJE

Çfarëdo qoftë Kosova dhe qeveria e saj për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ambasadorin Scott, për ne është e ashtuquajtura qeveri dhe shteti i ashtuquajtur.

Kështu ka thënë presidenti serb, Aleksandar Vuçiç lidhur me deklaratën e ambasadorit amerikan në Beograd Kyle Scott.

vucic

“Do të ishte mirë të tregonte pak më shumë respekt për vendin mikpritës”  tha Vuçiç duke shtuar se një përfaqësues qeveritar, i cili mori pjesë në ngjarjen në të cilën Scott e bëri atë deklaratë, duhet të kishte reaguar, transmeton Klan Kosova.

Deklarata e të dërguarit të Washingtonit në Beograd ka ngjallur reagime të shumta në Serbi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura