Vrau 2 vëllezër, psikologët: Vuan nga deliri i madhështisë

Apr 10, 2014 | 13:23
SHPËRNDAJE

Altin Piroli, autori i vrasjes
Pas 20 ditësh qëndrimi në burgun e Shënkollit në Lezhë, Altin Piroli, autori i vrasjes së dy vëlle-zërve Cara në qytetin e Laçit, është transferuar në burg-un e Zaharisë në Krujë.
Sipas burimeve nga burgu i Shënkollit, transferimi i tij është bërë që prej datës 27 mars, pasi gjendja shëndetësore ishte tepër e rënduar. Kërkesa për transferimin është bërë nga psikologët e burgut, pasi në këtë institucion nuk kishte kushte dhe kapacitete për trajtimin e tij, ndërsa sëmundja kërkon një trajtim të veçantë. Gjatë qëndrimit për rreth dy javë në këtë burg, Piroli  është pyetur disa herë me asistencën e psikologëve mbi arsyet që e çuan në vrasjen e dy vëllezërve Gentian dhe Andre Cara mëngjesin e 4 marsit. Por ai vazhdimisht është shprehur se nuk duhej t’i kishte vrarë vëllezërit, pasi i kishte miq, pa dhënë asnjë shpjegim tjetër për krimin. Në burgun e Zaharisë në Krujë ai po trajtohet nga një staf i veçantë mjekësh, të cilët kanë diagnostikuar sëmundjen e tij. Ai është vizituar disa herë, ndërsa ka marrë dhe mjekimin e nevojshëm. Psikologët që e kanë marrë në pyetje disa herë 27-vjeçarin Piroli kanë relatuar se ai shfaq një gjendje psikike dhe emocionale të paqëndrueshme, si dhe delir të madhështisë. Gjatë qëndrimit në burg Piroli nuk ka shfaqur në asnjë rast shenja agresiviteti, ndërsa ai në
Viktimat: Gentian Cara, Andre Cara
vazhdimësi parashtron kërkesa për kushte më të mira, duke kërkuar dhe takime me drejtuesit e burgut. Familjaret e tij nuk janë interesuar asnjë moment për të, por prej ditës kur ai ka kryer krimin ata qëndrojnë të ngujuar në banesën e tyre në fshatin Zhejë të Kurbinit. Në momentin e arrestimit Piroli ka deklaruar para grupit hetimor se dy vëllezërit i kishte vrarë se ata e pengonin në rrugën e Perëndisë. Më tej ai ka dëshmuar në polici se ata e thërrisnin “budalla”, dhe kjo gjë e irritonte atë. Që prej ditës kur atij iu caktua masa e arrestit burg pa afat nga Gjykata e Kurbinit, ndaj tij nuk është zhvilluar asnjë seancë tjetër gjyqësore. Burime nga Prokuroria e Kurbinit kanë bërë të ditur se ndaj Pirolit do të paraqiten prova të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë.

LEZHE/ ELVIS HILA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura