Vrasjet që kanë përfshirë Shqipërinë/ Zheji: Bosi u ka dhënë semafor jeshil. Ja pse bandat kanë marrë revansh pas zgjedhjeve

May 12, 2021 | 15:11
SHPËRNDAJE

Analisti Artur Zheji ka analizuar sot serinë e vrasjeve që kanë përfshirë së fundmi vendin, ku pa pasur viktima në Elbasan, Vlorë dhe Tiranë. 

zhj-

Duke folur në emisionin “Pikat mbi i” në “News 24” Zheji thotë se pas zgjedhjeve ata që vrasin kanë revansh. Sipas analistit bandat që mund ti kenë dhënë një dorë PS-së gjatë fushatës po kërkojnë të zgjerojnë territor.

“Banda që me sa duket pas fitores së zgjedhjeve nga mazhoranca aktuale mendojnë që, ndoshta i ka dhënë një dorë gjatë fushatës, tani thonë ne kishim një territor më të vogël tani duam të kemi një territor më të madh. Edhe thonë ata që na pengojnë dhe që mund të jenë kriminelë të pavarur, që kanë grupin e tyre, apo që kanë patur simpati opozitën duhen qëruar. Këta nuk bëjnë thirrje për bashkëqeverisje, këta thonë hap territorin ose të qërova. Ka mbrapa sfondin e një politike që në rastin më të mirë rri duarkryq, në rastin më të keq i punëson si mercenarë në fushata.

Këta vrasës me pagesë të kenë frikë nga Policia? Ne e pamë vrasjen në Elbasan, që kishte sfond politik, dhe ishte gjithë ai personel policie i niveleve të larta që ndenji i ngrirë dhe ishin të trembur. Nuk mendoj që policët kanë takat të ndërhyjnë, për 300-400 mijë lekë nuk do vënë kokën në… Këtu është një arene gladiatorësh. Këta që vrasin dhe kanë një revansh, janë ata që kanë ndjesi që kanë fituar zgjedhjet. Bosi i tyre i dukshëm ose i padukshëm, i ka thënë zgjeroni territorin. Bosi i ka dhënë semafor jeshil, juve me ndihmuan “bravo çuna”. Tani mund ta përkthejnë si të duan, mund të zgjerojnë territorin me bërryla, mund të marrin rrugë biznesi të një kundërshtari që ose ka humbur ose nuk është përzier në politik. Mafia dhe bandat nuk kanë burgje, kanë vetëm ekzekutim”, shprehet analisti i njohur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura