Vrasja e të riut shqiptar në SHBA/ Dyshimet: Pse u ekzekutua…

Sep 19, 2018 | 16:16
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Detaje të reja dalin në dritë nga mediat amerikane lidhur me vrasjen e të riut shqiptar Grei Frashëri në Nju Jork, të premten e 7 shtatorit.

Sipas raportimeve të mediave lokale, një nga pistat ku po hetohet lidhur me krimin është një konflikt mes palëve për çështje që lidhen me marijuanën. Hipotezë kjo që megjithatë pritet të verifikohet apo të hidhet poshtë nga hetimet e mëvonshme.

***

18 Shtator 2018 – Vrasja e shqiptarit në SHBA, arrestohet një nga autorët e dyshuar. Flitet edhe për një tjetër që e qëlloi

Policët kanë arrestuar një të dyshuar në lidhje me vrasjen e te riut shqiptar Grei Frasheri, ne Bay Ridge një javë e gjysmë më parë.

grei

Policët kanë arrestuar një të dyshuar në lidhje me vrasjen e shqiptarit. Mediat e huaja shrkuajne se dje rreth orës 12:30, policia arrestoi shtetasin 35-vjeçar Anthony Valenti, i cili u akuzua për vrasje në tentativë, posedim armesh.

I arrestuari qëlloi disa herë me armë 23-vjeçarin Grei Frashëri, por plumbat nuk e zunë. Më pas shqiptari u godit me thikë në qafë nga një bashkëpunëtor i 35-vjeçarit të arrestuar, gjë që i shkaktoi edhe vdekjen.

Sipas Daily News, Valenti besohet te jete personi i cili ka gjuajtur Frashërit, i cili më pas eshte goditur nga një sulmues i dytë.

Frashëri u dergua ne spital por nuk mbijetoi dot nga plaget e marre nga goditja me thike.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura