Vrasja e Linzës/ Dëshmia e biznesmenit: Çfarë i tha Martinaj Enton Nikës para se ta vriste

Feb 24, 2016 | 10:14
SHPËRNDAJE

Katër muaj pas vrasjes së Enton Nikajt dhe plagosjes së biznesmenit Ismet Gaxherri te “Muraga” në Linzë, Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq pesë persona.

enton-nikajGjatë hetimeve, prokuroria ka marrë në pyetje Ismet Gaxherrin, pronar i lokalit ku ndodhi ngjarja, i cili mbeti i plagosur në skenën e krimit. Ai ka deklaruar se ditën e ngjarjes nuk ka komunikuar me të dyshuarin Ervis Martinaj. Sipas tij, me këtë person ai kishte afro 1 vit e gjysmë që nuk ka pasur kontakte telefonike, pasi i ka pasur një shumë parash borxh, të cilat ia ka shlyer, dhe që atëherë nuk ka pasur asnjë lloj kontakti me të.

Ai tregon se ka qenë në dijeni të faktit që Ervis Martinaj ishte te lokali, pasi ka qenë vetë në lokal kur ka parë që i pandehuri së bashku me tre persona të tjerë ka ardhur dhe është ulur në verandën e jashtme të lokalit, diku rreth 10 metra larg tavolinës ku ka qenë ulur ai së bashku me Enton Nikën, me vëllanë e tij dhe një shok tjetër.

Kur kanë hyrë në lokal, ai i ka parë dhe ata i panë, dhe nuk kanë folur dhe as janë përshëndetur fare. Më pas, ai me Entonin janë çuar pas 5 minutash dhe kanë shkuar te Bërryli, ku kanë takuar një shokun e tyre.


Fotot e fundit te vrasjes ne Dajt by gazeta-panorama

Ai ka shpjeguar se me Ervis Martinaj nuk ka pasur lidhje të ngushta shoqërore, por para disa kohësh ai i ka marrë borxh një shumë parash, pasi ka hapur një lokal në Linzë. Këtë shumë parash ia ka shlyer pas dy vitesh dhe aktualisht nuk ka asnjë borxh këtij shtetasi, thekson prokuroria.

Sipas saj, i pyetur se çfarë i ka thënë Ervis Martinaj atij dhe viktimës Enton Nika në momentin e ngjarjes, si dhe cili ka qenë shkaku i këtij konflikti, ai ka deklaruar se në momentin kur ai me Entonin janë afruar te parkimi, kanë dalë nga makina dhe janë drejtuar për nga lokali.

Aty kanë hasur Ervisin me tre personat e tjerë dhe i foli “Viso ckemi” dhe ai u është drejtuar se “nuk kam punë me ty dhe ka thirrur Entonin duke i thënë: “O çuni hajde një sekondë”. Më pas, i ka hedhur dorën në qafë duke i thënë “A më njeh mua, unë jam Ervis Martinaj” dhe Entoni i ka thënë “qofsh me shëndet, unë jam Enton Nika”.

Pas këtij momenti, Ervisi e ka sharë nga familja Entonin dhe më pas Mirsad Kuçana e ka goditur me grusht Entonin, ku dhe më pas e vranë. Ismet Gaxherri shpjegon se në konflikt ka parë që Mirsadi qëlloi me grusht dhe personi që është arrestuar për ngjarjen që quhet Emiljano Tasho ka pasur pistoletë, ndërsa personi tjetër me xhup jeshil ka nxjerrë nga çanta një pistoletë me ngjyrë të zezë dhe ia ka dhënë në dorë Mirsadit. Edhe vetë ky person kishte në dorë një pistoletë. Sipas Prokurorisë, shkakun që ka ndodhur ky konflikt Gaxherri nuk e di.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura