Vrasja e Erjon Xhenjes në Shkodër, policia jep detaje mbi autorin e dyshuar të krimit: Si u identifikua 24-vjeçari

Sep 22, 2022 | 19:21
SHPËRNDAJE

Policia e Shkodrës ka dhënë detaje në lidhje me autorin e dyshuar të vrasjes Erjon Xhenjes, mbremjën e 18 shtatorit. Mësohet se në kërkim është shpallur Bajram Çekoren, 24 vjeç, pasi nga provat e grumbulluara rezulton se ai ka shkrepur armën ndaj 19-vjeçarit.  

ambulanca shkoder vrasja

Po ashtu, policia thotë se gjatë kontrollit të territorit nga shërbimet e shumta të Policisë, në rrugën “Saçej”, në lagjen “Guerile”, është gjetur një motomjet i djegur plotësisht, si dhe 1 armë zjarri pistoletë, që dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje.

Po punohet për kapjen 24-vjeçarit Çekorja, por edhe identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

NJOFTIMI I POLICISE

Identifikohet dhe shpallet në kërkim një 24-vjeçar, i dyshuar si autori kryesor i ngjarjes së ndodhur në datën 18.09.2022, në bulevardin “Bujar Bishanaku”, ku mbeti i vrarë me armë zjarri një shtetas.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, falë veprimeve të shpejta hetimore për zbardhjen e ngjarjes të ndodhur më datë 18.09.2022, në bulevardin “Bujar Bishanaku”, ku mbeti i vrarë me armë zjarri një 19-vjeçar, është identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasi B. Ç., 24 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar si autori kryesor i kësaj ngjarjeje.

Nga veprimet hetimore dhe provat e grumbulluara dyshohet se shtetasi B. Ç., më datë 18.09.2022, rreth orës 20:10, në një lokal në bulevardin “Bujar Bishanaku” Shkodër, ka vrarë me armë zjarri shtetasin E. Xh., 19 vjeç, banues në lagjen “Guerile”, Shkodër.

Gjatë kontrollit të territorit nga shërbimet e shumta të Policisë, në rrugën “Saçej”, në lagjen “Guerile”, është gjetur një motomjet i djegur plotësisht, si dhe 1 armë zjarri pistoletë, që dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje.

Po punohet për kapjen e shtetasit B. Ç., identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura