EMRI/ Identifikohet autori i dyshuar i vrasjes së 19-vjeçarit në Shkodër, policia shpall në kërkim…

Sep 22, 2022 | 18:44
SHPËRNDAJE

Policia vendore e Shkodrës ka shpallur ne kërkim shtetasin Bajram Çekorja si autor i dyshuar i vrasjes se shtetasit Erjon Xhenje 19 vjeç.

erjon xhenje shkoder

Burime për korrespondentin e Panorama bëhet e ditur se Policia nuk ka prova deri me tani për autorin, por nga burime në rruge operative të grumbulluara policia dyshon se autor është Bajram Çekorja.

Ndërkohe policia ka shpallur ne kërkim edhe dy persona të tjerë që mendohet se janë te implikuar ne vrasjen e shtetasit Erjon Xhenje.

Dy personat e tjerë, njeri mendohet se ka qene ne motor me Bajram Çekoren dhe tjetri ka treguar lëvizjet e 19 vjeçarit Erjon Xhenje mbrëmjen e ngjarjes.

ismet-cekorja-bajram-cekorja1
Ismet Çekorja dhe djali i tij Bajram Çekorja

Kush është Bajram Çekorja?

17 ditë përpara vrasjes se Erjon Xhenje u vra shtetasi Ismet Çekorja, babai i Bajram Çekores.

Ismet Çekorja i doli në mbrojtje djalit të tij, ku përmes një deklaratë ai tha se nuk ka lidhje me ngjarjet kriminale. Katër dite pas kësaj deklarate Ismet Çekorja u vra, ndërsa ka dyshime se i përfshire në këtë ngjarje është edhe shtetasi Shkelzen Xhenje, djali i xhaxhait i Erjon Xhenje qe u vra mbrëmjen e 18 shtatorit teksa ndodhej ne nje lokal.

Kjo vrasje mendohet se është një hakmarrje e pastër pas vrasjes se Ismet Çekores. Policia vijon hetimet per zbardhjen e plote te ngjarjes se rende te vrasjes se 19 vjeçarit por edhe hetimet per vrasjen e Ismet Çekores.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura