Vrasja e emigrantit, dyshime se autorët janë vrasës me pagesë

Feb 12, 2016 | 9:11
SHPËRNDAJE

Në vrasjen e Xhevahir Brashës, emigrantit të kthyer nga Anglia, policia nuk përjashton mundësinë që të jenë përdorur vrasës me pagesë.

brasha
Viktima dhe vendi ku u ekzekutua

Emigranti 42- vjeçar u ekzekutua mbrëmjen e së enjtes me tetë plumba nga persona të paidentifikuar pranë banesës së tij në Fllakë të Durrësit.

Në rindërtimin e skemës, policia sqaron se 42-vjeçari ishte duke u kthyer në shtëpi me automjetin e tij, kur persona ende të paidentifikuar hapën zjarr nga një distancë shume e afërt me kallashnikov.

Personi ka qëlluar në xhamin e pasmë të automjetit mbi 13 plumba, 8 prej të cilëve përfunduan në shpinën e emigrantit 42-vjeçar.

Në këtë moment, autorët janë larguar me shpejtësi, ndërsa Brasha ka dalë këmba-dorazi nga automjeti për t’u rrëzuar pas pak metrash.

Banorët dhe familjarët e Brashës, të cilët jetojnë pak metra më tej, dolën pas të shtënave dhe gjetën të afërmin e tyre të plagosur rëndë.

Të afërmit bënë të pamundurën për t’i dhënë ndihmën e parë mjekësore, por babai i tre fëmijëve ndërroi jetë rrugës për në spital.

LEONIDHA MUSAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura