Është arrestuar në Kosovë një nga bashkëpunëtorët e dyshuar të vrasjes së Briken Sanajt tek “Kodra e Diellit” në Tiranë.
Gjelosh Krasniqi u vendos në pranga mbërmjen e së martës në një fshat të Pejës. Gjithashtu është arrestuar edhe personi që e strehoi.
49 vjeçari, i lindur dhe banues në Pejë, ishte në kërkim ndërkombëtar për llogari të drejtësisë shqiptare si i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.
“Mbrëmë nga puna operative është arritur të arrestohet një person (me urdhër arrest ndërkombëtar) i cili dyshohet se ka qenë i përshirë vitin e kaluar për një vrasje në Shqipëri. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari Gj.K., është ndaluar për 48 orë, ndërsa brenda afatit ligjor ndaj tij do parashtrohet edhe kërkesa për caktimin e paraburgimit. Për procedurat e mëtutjeshme rreth këtij rasti ju lutem i drejtoheni Ministrisë së Drejtësisë”, tha zëdhënës i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.
Më pas shtoi: “Po ashtu është arrestuar edhe personi i cili e ka ndihmuar që të strehohet në një fshat të Pejës. I njëjti është ndaluar për 48 orë.”
Vrasja e Briken Sanajt
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al